Udha më thërret shtigjeve të reja.
Vala e një lumi po më thotë eja.
Toka jonë e bukur hapet valë,valë.
Zërat më urojnë:"Biro,ardhsh i bardhë!"
Qielli ësht`i kthjellët si një sy fëmije.
Toka rrit për ne fjalë dashurie.
Syri i udhëtarit,zog që s`di të ulet.
Pikë e djersës sonë,ra dhe u bë lule.
Qielli ësht`i kthjellët si një sy fëmije.
Toka rrit për ne fjalë dashurie.
E ku ka më t`bukur si kjo tok`e artë.
Dielli nëpër pemë si fole e zjarrtë.
Moshën e rinisë ti jeton atdhe.
Ti je dashuria, zemra jon`ti je.
Toka jon`e bukur hapet valë,valë.
Zërat më urojnë:"Biro,ardhsh i bardhë!"
Udha ësht` e lumtur kur ndjen hapa njerëzish.
Jeta kërkon këngën siç do zogu qiellin.
Udhëtoj në fusha,udhëtoj në shkrepa.
Njerëzve që s'i njoh u them tungjatjeta.
Mbushur plot me ritme ngjyra gjithashtu,dashurinë për jetën e përcjell tek ju.
Udhëtoj në fusha,udhëtoj në shkrepa.
Njerëzve që s'i njoh u them tungjatjeta.
E ku ka më t`bukur si kjo tok`e artë.
Dielli nëpër pemë si fole e zjarrtë.
Moshën e rinisë ti jeton atdhe.
Ti je dashuria,zemra jon`ti je!