Lyrics: Ardit Gjebrea/Zhuliana Jorganxhi Music: Ardit Gjebrea Me erdhe në një kohë të dëshpëruar Me dhimbje..., Jon Kur anijet si fantasma Nëpër det me aventura Klithnin: Liberta!
Dhe syte i kish aty gjithë Shqiperia, Ajo dinte si duronte Po i shkuleshin filizat Deti u bë mal me njerëz, E toka det me lot
Dhe ty për herë të parë të puthte drita Ti linde…, Jon Nuk e dije ç'ish gëzimi As dhimbja as mjerimi Qe flakë, godet e rrudh një tokë
Sot me gjithë foshnjet në botë je njësoj Si ata ti qesh e luan Kjo është vetëm nisja juaj Por do rritesh do kuptosh Se fatet s'janë njesoj
Bekimin merr nga mua O shpirt i patrazuar Një fjalë të thënë ma degjo: Zinxhira të praruar ty kanë për të ofruar Por prapë do të jetë skllavëri
Jon, ky emër marrë nga deti jonë Me këngë vale tund djepin Jon, dhe ti ja ndjeve aromën Ta kesh për jetë me vete
Jon, po të lundrosh me këtë emër Jon, e të takohesh me vëllezër Jon, do të mjaftojnë me dy duar Të thuash se je, ti je je Jon
Bekimin merr nga mua O shpirt i patrazuar Një fjalë të thënë ma degjo: Zinxhira të praruar ty kanë për të ofruar Por prapë do të jetë skllavëri
Në skllav jo nuk te dua Nga vetja i mohuar, Jon, Jon
Në skllav jo nuk te dua Nga vetja i mohuar, Jon, Jon