Lyrics: Troy Band
Music: Troy Band
Në mjegull t’plotë,
Kërkoj rrugë shpëtimi.
Nuk ka më dritë, veç hije
Të mallkimit.
Çdo plagë më kaliti,
më bëri më t’fortë.
Në flakë, jam e gjallë.
E nuk digjem dot.
...
S’ka sfidë që më frikëson.
E di, britmën ma dëgjon.
Dot, jo nuk digjem dot.
Jo nuk digjem…
...
I krisur,
zëri im, dëgjohet.
N’arrati, nga ti.
Kush jam unë, kur s’më shikojnë?
Kush jam unë, kur s’më dëgjojnë?
Kush jam unë, në të tjerë?
Jo askush nuk është perfekt.
Ti veten mos nënvlerëso, por guxo.
Nuk pranoj kur të fshihem.
Nuk pranoj dhimbjen.
Heshtjen nuk do ta fal.
...
S’ka sfidë që më frikëson.
E di, britmën ma dëgjon.
Dot, jo nuk digjem dot.
Jo nuk digjem…
Kjo natë shpirtin ma ngjall
N’ktë natë asgjë s’më ndal.
Nuk harroj premtimet që dhashë.
Në terr ku zëri im humbet.
Në terr shikimi m’u ka zbeh’.
Unë jam stuhi që kthehet n’dritë.
Asgjë që askush s’e ka prit’.
...
S’ka sfidë që më frikëson.
E di, britmën ma dëgjon.
Dot, jo nuk digjem dot.
Jo nuk digjem…